17-vjeçarja vdes pasi kishte marrur një pilulë ekstazi

loading...


Një pilulë rozë ekstazie ka dërguar në vdekje një vajzë adoleshente pasi pilula përmbante dyfishin e dozës normale.
Faye Allen, 17 kishte marrur një dozë të rëndë ekstazie gjë që e kishte dërguar në vdekje nga mbidoza, përcjell lajmi.net

Ajo kishte vdekur në orët e para të mëngjesit të së hënës sipas raportit të policisë.

Policia tha se një pilulë rozë përmban dyfishin e dozës normale që gjindet në një pilulë ekstazie normale.

Babai i viktimës kishte treguar se ajo kurrë nuk kishte qenë në një klub nate dhe se ishte hera e parë e ndoshta ky ishte edhe shkaku pse ajo kishte reaguar në atë mënyrë.

“E gjithë familja është shkatërruar, ne nuk e kemi menduar asnjëherë këtë”, është shprehur babai i viktimës.
da

loading...

loading...