17-vjeçari shet aplikacionin e tij për 30 milion dollarë

nick-adoleshenti[1]

Mund të fitosh 30 milion dollarë falë një shpikje gjeniale dhe nga këto të mos kesh mundësinë të shpenzosh asnjë kacidhe. Kjo ndodh kur je 17 vjeç, ashtu si Nick D’Alosio, adoleshtenti britanik që shiti aplikacionin e tij, “Summly” tek Yahoo për shumën marramendëse, e cila deri kur ai të mbushë moshën madhore, sipas ligjeve britanike, do të menaxhohet nga prindërit e tij.
“Summly” është një aplikacion për smartphone dhe mundëson përmbledhjen e lajmit në 400 karaktere. Yahoo synon ta përdorë atë për klientët e saj që kërkojnë të informohen edhe gjatë kohës që janë në lëvizje.

Bazat e aplikacionit Nick i ka hedhur që në moshën 15-vjeçare, por në atë kohë quhej “Trimit”. Nick i lindi ideja për ndërtimin e “Trimit” teksa po bëntë disa kërkime në Google për provimet e historisë. Ajo që ai pa ishte shumë “rrëmujë”, informacione me bollëk, por shumica e tyre të parenditura si duhet, të padobishme dhe tejet të lodhshme.

Ai përveshi mëngët dhe ndërtoi aplikacionin e tij që kalon në sitë gjithë informacionet duke hequr menjanë “materialet e padobishme”. I pari që i besoi ishte miliarderi nga Hong-Kongu, Kong Lu Ka-shing i cili investoi 250 miëj dollarë për të. Menjëherë pas tij nxituan Ashton Kutcher, Yoko Ono, Stephen Fry dhe Ëendy Murdoch.

Suksesi i “Trimit” bëri që 17-vjeçari të përmirësojë versionin fillestar të krijesës së tij dhe në tetor të vitit të kaluar hodhi në treg, “Summly”. Që nga ajo kohë e deri para blerjes nga Yahoo, ky aplikacion është shkarkuar mbi 1 milion herë nga përdoruesit.
Por tani “Summly” do të mbyllet. Yahoo ka përvetësuar teknologjinë dhe do ta rihedhë në App Store, sipas linjës së drejtimit të Marissa Mayer, ndërsa Nick do të jetë një specialist pranë kompanisë…së themeluar kur ai ende nuk kishte lindur.