15-vjeçari shqiptar goditet 9 herë me thikë, zbulohen kontaktet me mafien austriake

loading...

auto-edon-f1477327025_1477330305-5041916

loading...

Rreth gjashtë orë Edon, F. ishte në një opresion urgjent në Wien-Liesing të Vienës, në Austri, të premten në mëngjes.
Ai kishte nëntë plagë me thikë dhe kishte vuajtur shumë, por ishte e qartë se ai do të mbijetonte, shkruan ‘kurier.at’. Policia, aktualisht e ka përcaktuar sulmin ndaj tij si tentativë vrasje. Megjithatë, nuk ka asnjë gjurmë kush mund ta ketë bërë këtë, por djaloshi ka të ngjarë që të ketë pasur kontakte me bandën kriminale, “Goldberg”. Një përfaqësues i lartë i “Goldberg” ishte në listën e miqve të “Facebook”-ut të djaloshit 15-vjeçar. Gjithashtu një anëtar tjetër i këtij grupi, duket se ka pasur kontakt me viktimën,

Edon F. është me orgjinë shqiptare dhe ka punuar si nxënës në një kompani të njohur të ndërtimit. Ai, duke dalë nga shtëpia është goditur me thikë në prani të vëllait 10 vjeçar. Nga dëshmitë e marra të të atit raportohet se ai ka mohuar që i biri të ketë pasur armiq apo hasmëri, çka ia shton ende dyshimet kësaj ngjarje. Ndërkohë që arma e vrasjes ende nuk është siguruar, kurse nuk ka as dëshmitarë.

loading...