15 vite e martuar, i shembet toka nën këmbë kur mëson kush është burri i saj

Pas 15 vitesh martesë, të cilën e cilësonte të lumtur dhe të kënaqshme, një gruaje i është shembur toka nën këmbë pasi ka mësuar se kush është në të vërtetë bashkëshorti i saj.

Ai quhet Peter Yates dhe është i akuzuar për përdhunimin e 36 vajzave të mitura. Pra, Peter ishte një pedofil manjak dhe gjatë gjithë jetës së saj Michelle Baxter nuk dinte thuajse asnjë gjë.

Ata do të festonin 15 vjetorin e martesës brenda pak kohësh, por e vërteta doli në shesh dhe gruaja mësoi se ishte martuar me një abuzues, pasi policia u trokiti në derë dhe pas seancave gjyqësore, Peter u shpall fajtor.

Baxter nuk e dinte se burri i saj në vitet ‘80 dhe ’90 kishte joshur vajza minorene me ëmbëlsira, dhe më pas i kishte çuar ato në shtëpinë e tij gjatë kohës që ajo ishe në punë, ku edhe kishte abuzuar seksualisht me to.

VIDEO