15 vite burg për ata që do të shohin videot e ISIS online

Kush do të shikojë shpesh videot terroriste mund të marrë dënim me burg prej 15 vjetësh. Kështu kanë bërë me dije autoritetet britanike për të gjithë shtetasit atje.
Shumë shpejt në Britani do të vijë ndryshimi i ligjit kur bëhet fjalë për aktivitetet online të njerëzve.

Për shkak të rritjes së terrorizmit, kushdo që do të shikojë përmbajtje me aktivitete të ISIS, do të përballet me dënim të lartë me burg.

Në 12 muajt e fundit janë publikuar 67 mijë komente në Twitter nga Britania e Madhe, të cilat promovojnë ISIS-in.