15 pyetje qesharake që na bëjnë çdo ditë dhe 15 përgjigje që nuk i japim dot

loading...

loading...

Në jetën tonë të përditshme, përballemi plot herë me ca pyetje që janë fare, po fare pa vend. Për shembull, sa hyn në shtëpi, të pyesin erdhe? E ti ose hesht ose përgjigjesh për inerci: Po erdha. Edhe pse të vjen ndër mend ndonjë përgjigje e tipit “Jo mo çne, është sozia ime, unë jam në Hënë”.

 

Dhe kështu, fjalori ynë i përditshëm, duam apo nuk duam, është mbushur me të tilla pyetje dhe shprehje rutinë, që në më të shumtën e rasteve nuk duan përgjigje. Ose nëse do t’ua kthesh, mund të ndezësh sherr.

 

Më poshtë gjeni 15 pyetje nga më qesharaket që bëhen thuajse çdo ditë dhe 15 përgjigje alternative, që sigurisht asnjë prej nesh nuk duhet t’i përdorë, të paktën seriozisht jo!

 

1. Sapo je kthyer në shtëpi dhe kur hyn brenda të pyesin:  Erdhe?

(Jo, në rrugë jam akoma dhe nuk vij!)

 

2. Të marrin në telefon te numri i shtëpisë: Hë mo në shtëpi je?

 

(Jo jam në arë duke lëruar tokat!)

 

3. Takohesh me një shok: Hë mo ku je?

 

(Te cepi matanë jam, te sytë që të dalin!)

 

4. Shkon në banjë dhe bën gati dushin:  Do bësh dush?

 

(Jo e ndeza kot që të harxhojë ca drita)

 

5. Vishesh dhe bëhesh gati të dalësh, kur dëgjon: Po del?

 

(Jo, po provoj rrobat si më rrijnë mbas trupit)

 

6. Ha pjatën me gjellë që të është vënë përpara, kur të thonë : Të pëlqeu?

 

(Jo s’më pëlqeu po s’desha me të mërzit!)

 

7. I thua shokut që ke gjetur një të dashur dhe të pyet: E mirë është?

 

(Jo, po dal se e kam në vend të hudhrës!)

 

8. Vjen hidrauliku që ke kërkuar për lavamanin në shtëpi dhe e pyet: Për lavamanin erdhe?

 

(Jo, kam ardhë për të varur perdet e reja!)

 

9. Afër mesnate, vesh pizhamet a tutat, u thua njerëzve në shtëpi natën e mirë dhe shkon për në krevat dhe të pyesin: Po shkon të flesh?

 

(Jo, po shkoj të bëj beton te pallati që po ngrihet përballë!)

 

10. Ulesh në një lokal dhe vjen një shok: Këtu qenke?

 

(Jo, është hija ime, unë jam në Hënë!)

 

11. Shkon te karburanti, afron makinën te benzina dhe hap kapakun, kur të pyesin: Benzinë do?

 

(Jo, futi limonadë!)

 

12. Ke humbur çelësin dhe vjen dikush i shtëpisë pas nja dy orësh. Hap derën dhe të pyet: Paske mbetur brenda?

 

(Jo, isha duke studiuar derën si e kanë prodhuar!)

 

13. Të marrin nga darka në telefon, e hap e përgjigjesh dhe të thonë: Zgjuar je?

 

(Jo mo çne, jam duke folur përçart në gjumë!)

 

14. Je në divan përpara televizorit dhe të pyesin: Po sheh televizor?

 

(Jo po vras mizat dhe po vështroj yjet!)

 

15. Je mëngjarash dhe vë një firmë, kur të pyesin: Qenke mengjerash?

 

(Jo m’u lodh e djathta e thashë t’ia fus me të majtën tashti!).

 

loading...