14-vjeçari shqiptar përpiqet të vrasë mësuesin me këtë pistoletë!

Mosaktivizimi në një garë sportive nga mësuesi i fiskulturës për pak sa nuk është kthyer në një konflikt të rëndë mes nxënësit dhe mësuesit. Ngjarja ka ndodhur në shkollën 9-vjeçarje Larushk, në Krujë.
Sipas policisë K. M, 14 vjeç është konfliktuar me profesorin e tij, pasi nuk është përfshirë në një garë sportive. Nga kontrolli fizik i adoleshentit i është gjetur një armë zjarri tip pistoletë, dhe dy fishekë.

Sipas policisë 14-vjeçari njihet si problematik në rrethin e tij shoqëror. Gjatë kontrollit të armës nga ekspertët rezultoi se ishte me fishek të mbushur. Mbi të miturin rëndon akuza e vrasjes me dashje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.