13vjeçari merr Mercedesin e babait e ëen xhiro në Evropë

loading...

Një djalosh 13- vjeçar, që vodhi makinën e babait të tij dhe udhëtoi nëpër Europë, është bashkuar me familjen e tij.

Ai udhëtoi për 1 mijë kilometra nëpër Evropë.

Djaloshi u arratis pasi u zu me prindërit e tij në Itali.

Sipas BBC, ai udhëtoi nga Italia në Austri, më pas në drejtim të Gjermanisë, ku u ndalua nga policia.

Djaloshi ishte adoptuar dy vite më parë dhe ishte nisur për në shtëpinë e tij të lindjes në Poloni.

Ai ishte zënë me mamanë në lidhje me faturën e telefonit celular.

I fiksuar pas makinave go-cart, ai kishte udhëtuar me besim të plotë drejt vendlindjes.

Policia thotë se ka mbetur e habitur se si ai ka kaluar dy kufij ndërkombëtarë dhe ka furnizuar makinën dy herë pa vënë askush alarmin./orainfo/

loading...