13-vjeçarja përdhunohet për 4 muaj në garazh, të gjithë në shkollë e lagje e dinin

auto_Perdhunim.1424635564

Tetë minoren nën hetim për abuzim dhe një vajzë e moshës 13-vjeçare e përdhunuar e me trauma psikologjike. Ky është bilanci tragjik i një ngjarje të rëndë të ndodhur në Torino të Italisë, për të cilën gazeta “La Stampa” ka dhënë detaje të hollësishme. Viktima e kësaj ngjarjeje është Margherita, e cila dyshohet se është përdhunuar për 4 muaj rresht në një garazh në lagjen Falchera, pak metra larg banesës në të cilën ajo dhe familja e saj jeton.

Gjithçka është zbuluar nga nëna e vajzës, e cila ka arritur të kontrollojë gjërat e të miturës, ku ka parë edhe fotografi të saj duke bërë seks me meshkuj të ndryshëm në garazhin afër shtëpisë së tyre. Fotografitë i kishin vënë vetë djemtë mes sendeve personale të vajzës, pas refuzimeve të shumta të saj për të mos vijuar më me kryerjen e marrëdhënieve.

Më pas, nëna lajmëroi forcat e policisë, të cilët nisën hetimin. “Nuk e mendonim asnjëherë se do të ndodhte një rrëmujë e tillë. Ajo ka qenë e lidhur me dy nga djemtë e grupit. Të dy i thonin “nëse do të rrish me ne, na bëj këtë gjë” dhe ajo pa u menduar dy herë, e bënte.”,- ka thënë një nga djemtë e marrë në pyetje.

Gazetarja e “La Stampa” ka pyetur nënën e viktimës nëse është e vërtetë se të gjithë në lagje e dinin për përdhunimin e Margheritës, ndërsa ajo i është përgjigjur kështu: “Po, është e vërtetë, por mua nuk më vjen aspak turp për këtë fakt.

Gjithsesi vijoj jetën time, shkoj në dyqan për të blerë çfarë më duhet çdo ditë, edhe pse e shikoj se të gjithë më vështrojnë me cepin e syrit. E keni të qartë që nuk më vjen aspak turp?” Duke iu referuar të bijës, e ëma e viktimës ka shtuar: “Ajo nuk më tregoi asnjëherë asnjë gjë. Unë jam një nënë që i lë të lirë fëmijët dhe nuk i paragjykoj, por edhe iu kam thënë përherë se me mua mund të flasin gjithmonë për gjithçka, por me sa duket, me time bijë nuk ia kam dalë”. Prindërit kanë vendosur ta largojnë 13-vjeçaren nga shkolla për një periudhë të caktuar kohe, pasi me sa duket, edhe atje të gjithë dinin gjithçka.