13-vjeçari me Mercedes nëpër Evropë

loading...

725

loading...
13-vjeçari me Mercedes nëpër Evropë Një 13-vjeçar iku nga prindërit që e kishin adoptuar në Itali dhe u nis në rrugë për në vendlindjen e tij, Poloni, edhe atë me Mercedes.
Gjatë udhëtimit dyditor, djaloshi arriti të tejkalojë portat e pagesave nëpër autostrada dhe dy ‘kufij’ ndërkombëtarë duke udhëtuar nëpër Italinë veriore, Austri dhe gjysmën e Gjermanisë.
“Ai duket si 16-vjeçar. Ka arritur të marrë karburant dhe të kalojë dy kufij. Është e pabesueshme”, ka thënë Eleonora Spadati, një përfaqësuese e karabinierëve.
Siç transmeton AFP, djaloshit i ka munguar vendlindja e tij dhe ka dashur ta shohë motrën biologjike.
Megjithatë, policia gjermane e ka ndalur atë vetëm 200 kilometra larg kufirit me Poloninë.

loading...