13 mendimet që mund t’ju çojnë drejt pasurimit

loading...


Dëshironi të bëheni milionerë, por nuk e dini se si duke qenë dhe mbetur të ndershëm? Mendja juaj dhe kufijtë që i keni vënë vetes janë ato që ju pengojnë më shumë në arritjen e synimit tuaj. Ja disa rekomandime për t’ia dalë mbanë, duke filluar nga sot

13 hapat për t’u bërë të pasur me ndershmëri.

Dëshironi që ta keni
Të gjithë personat shumë të pasur e kanë filluar duke ëndërruar, shpresuar, planifikuar dhe dëshiruar, derisa janë bërë të pasur. Ata i kanë imagjinuar paratë përpara se t’i kishin në llogaritë bankare. Thjesht të dëshiruarit nuk sjell pasuri, por është hapi i parë për t’u fiksuar pas parave dhe për të punuar për t’i pasur.

Besoni se mund t’ia dilni
Pasurimi fillon nga mendja, besoni se duke punuar fuqishëm do t’ia arrini të merrni atë që doni. Jeni të kufizuar vetëm nga mentaliteti juaj, nga besimi që keni te vetja. Milionerët e krijuar vetë, e kanë kuptuar se pasurimi nuk është një privilegj, por diçka që secili e arrin vetë nëse bën mjaftueshëm.

Bindeni veten
Kthimi i dëshirës për para apo sukses në realitet kërkon që ju t’ia dërgoni sinjalet e nevojshme mendjes suaj. Duhet t’ia përsërisni vetes qëllimet që keni vazhdimisht, derisa të fiksoheni që të gjeni një plan për t’ia dalë.

Dija e specializuar
Fitoni eksperienca dhe vazhdoni të mësoni vazhdimisht. Dija është pushtet. Një edukim bëhet i fuqishëm dhe të çon drejt pasurisë, kur është i organizuar dhe aplikohet në jetë. Të suksesshmit mësojnë shumë rreth qëllimeve të tyre, biznesit dhe profesionit.

Imagjinata
Gjeni idetë që do t’ju çojnë drejt suksesit, vizualizojeni atë. Idetë janë vetëm fillimi; ato janë produkt i imagjinatës, mos kini frikë të krijoni ide. Ndonjëherë ëndrrat me sy hapur, të hapin sytë.

Planifikimi
Sapo ta keni imagjinuar suksesin tuaj, ndërmerrni veprimet që do t’jua bëjnë atë të mundur. Veproni me këmbëngulje dhe entuziazëm. Ndërmerrni veprimet tuaja, krijoni planin, vëreni atë në punë dhe ndiqeni pa mëdyshje. Shumica prej nesh dinë ta fillojnë diçka, por shumë pak arrijnë ta çojnë deri në fund.

Vendimet
Një tipar kyç që dallohet tek individët e pasur, ishte se ata ishin të vendosur. Një person që e di se çfarë po kërkon, vendos shpejt për gjërat që do dhe priret t’i marrë ato. Marrja e vendimeve është një nga tiparet më kryesore që të pasurit dhe liderët e mirë zhvillojnë.

Këmbëngulja
Ngulni këmbë pa dhënë dorëheqjen për të arritur pasurimin. Duhet të mos mbeteni vetëm te dëshirat, por të keni vullnet, plan dhe këmbëngulje në atë që bëni. Edhe të pasurit kanë hasur dikur dështimin, por ata nuk janë dorëzuar dhe kanë vazhduar atë që kërkonin.

Rrethohuni nga më të mirët
Njerëzit e pasur krijojnë një ambient fantastik rreth tyre. Ata shoqërohen me miq dhe kolegë të talentuar me të cilët ndajnë një vizion. Mendjet e zgjuara dhe kreative janë më të fuqishmet.

Një partner për t’u mbështetur
Energjia seksuale është një energji shumë e fuqishme njerëzore, që krijon emocione dhe ndikon shumë fizikisht dhe mendërisht. Gjeni një partner/e që do t’ju bëjë të ndiheni mirë për veten dhe shumë shpejt do të kuptoni se jeni bërë të pandalshëm.

Qëndroni pozitivë
Nëse vërtet doni të bëheni të pasur, duhet të mbillni këtë dëshirë te mendja juaj dhe ta ujitni atë vazhdimisht me pozitivet. Pengesa më e madhe në jetën tuaj është mendja, mënyra se si i mendoni gjërat. Qëndroni pozitivë dhe gjëra pozitive do t’ju vijnë.

Shoqëri me njerëz të zgjuar
Çdo tru njerëzor është në gjendje të kapë vibracionet e mendimit që çlirohen nga truri i një tjetri. Nëse keni pranë njerëz që janë të zgjuar dhe gjejnë gjithnjë një zgjidhje për gjërat, atëherë problemet tuaja do të zgjidhen më shpejt dhe pasurimi do t’ju vijë pa shumë mundim.

Besojini instinktit
Parimi i fundit është t’i besoni instinktit tuaj në gjërat që mendoni se mund të jenë të rrezikshme apo në ato gjëra që ju besoni se ia vlen të ndërmerrni një shans. Keni brenda vetes një fuqi shumë të madhe që do t’ju çojë drejt suksesit.
1

loading...

loading...