11-vjeçarja: Vras veten nëse më martoni! (Video)

Nada al-Ahdal është një vajzë 11-vjeçare e cila ka postuar në Youtube një video ku thotë se prindërit e saj duan ta martojnë me detyrim dhe se preferon të vdesë sesa të martohet në këtë moshë.

“Nëse më martoni, unë vras veten! Nuk kanë fare mëshirë për mua? Unë më mirë vdes”, thotë vajza në videon e postuar në datën 8 korrik.

“Ka fëmijë që janë mbytur në det për t’i shpëtuar mblesërive. Po na vrasin ëndrrat. Ky është një krim”, shton vajza në videon që është regjistruar në një makinë.

Më tej, ajo shpjegon të këqiat e martesave të tilla: “Jeta ime do të përfundonte, nuk do të arsimohesha dot dhe nuk do të bëja jetën time. Nuk kam më punë me ju! (i drejtohet prindërve)”, transmeton tch.

Mësohet se vajza tashmë jeton me xhaxhain e saj pasi kur një person e ka kërkuar për grua, prindërit e 11-vjeçares kanë pranuar menjëherë. Në një intervistë për ‘National Yemen’, Nada akuzon nënën e saj se ka pranuar marrëveshjen për të fituar para’: “Unë nuk jam send, por njeri. Nuk do të shitem kurrë!”./LajmeOnline/