11 më e mirë në historinë e futbollit sipas çdo roli

loading...

19124

loading...
Mes 11 yjeve të zgjedhur nga revista britanike World Soccer përmes një votimi të kryer nga gazetarë, trajner dhe ish futboillistitë të cilëve ju kërkua për të zgjedhur lojtarët më të mirë të historisë sipas cdo roli, katër herë fiutuesi i Topit të Artë, Lionel Messi është i vetmi futbollist në aktivitet.

I vetmi italian i përzgjedhur në formacionin 4-4-2 të më të mirëve të historisë së futbollit është Paolo Maldini, i shoqëruar nga një tjetër ish i kuqezinjve, të cilin e pati shok skuadre nga viti 2003 në 2008, braziliani Cafu. Ndërs pjesa tjetër e formacionit të përzgjedhur me më të mirët e të gjitha kohërave përbëhet nga ish portieri rus Lev Jashin, Bobi Mur, Bekenbauer, Johan Krujf, Di Stefanoi, Zinedine Zidane, Maradona dhe Pele.

Futbollisti që mori më shumë vota, ishte Kaizeri Bekenbauer i cili u përzgjodh nga 68 votues, i ndjekur nga Maradona me 66 vota dhe Pele me 63. Messi mori 46 vota ndërsa vetëm 7 preferenca shkuan për rivalin e tij të madh, Cristiano Ronaldo i cili nuk arriti të hynte në përzgjedhjen speciale.

loading...