10 rastet e famshme kur spiunazhi amerikan është turpëruar

loading...

cia-300x224

loading...
Kur SHBA është kapur në flagrancë duke spiunuar miqtë dhe armiqtë 

Nga Michele Zurleni

Spiunimi i kundërshtarëve dhe kontrollimi i aleatëve janë aktivitete që Shtetet e Bashkuara i bëjnë prej kohësh. Me armiqtë, SHBA-të e bëjnë këtë veprim për shumë arsye. Me miqtë, përkundrazi, për t’u verifikuar besnikërinë, bashkëpunimin, për të kuptuar sekrete (ushtarake dhe industriale), dhe në disa raste për mungesë besimi tek tjetri. Një raport reciprok ky i fundit. Aq sa vjen përballë një paradoksi: dihet që amerikanët spiunojnë aleatët, por edhe vendet aleate kanë një numër të madh spiunësh në territorin e SHBA-ve. Sido që të jetë, kur agjentët amerikanë janë kapur me duart në thes, për besueshmërinë e Uashingtonit kjo ka qenë një goditje e rëndë. Më poshtë është lista e “Top 10” rasteve kur spiunazhi i SHBA-ve ka lënë nam.

1) Barack Obama e do ka shumë OKB-në sa e spiunon
Në vitin 2009 Hillary Clinton firmoste një direktivë ku kërkonte mbledhjen e informacioneve dhe të dhënave të rezervuara mbi Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon, mbi zëvendësit e tij, mbi ambasadorët dhe delegacionet e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit (Rusia, Kina, Franca, Britania e Madhe), mbi shefat e misioneve më të rëndësishme të paqes. Të dhënat që kërkoheshin për t’u spiunuar ishin shumë: password-et e tyre, numrat e kartave të të kreditit, udhëtimet qe kishin bërë, numrat e telefonave që përdornin, plus disa të dhëna biografike. Urdhri i Clinton iu çua të të gjitha ambasadave amerikane nëpër botë. Ky rast i zbulua falë WikiLeaks. Dhe bëri zhurmë të madhe. Sepse përfshinte administratën e Obamës, presidenti i cili donte të rigjallëronte raportin mes Shteteve të Bashkuara dhe Organizatës të Kombeve të Bashkuara.

2) Vëllai i madh SHBA shikon skandinavët e rrezikshëm
Një rrjet agjentësh të CIA-s dislokohen në pesë vende të Europës Veriore: Norvegji, Danimarkë, Finlandë, Suedi dhe Islandë. Qëllimi i misionit? Të kontrollonin personalisht qytetarët që jetonin në këto shtete dhe që mund të ishin terroristë të mundshëm ose rreziqe potenciale për sigurinë e SHBA-ve. Ky aksion bëhej pa dijeninë e qeverive të vendeve të lartpërmendura. Rasti zbulohet në vitin 2010. Të parët që e zbulojnë janë norvegjezët që protestojnë për këtë vepër spiunazhi që kishte vazhduar prej 20 vitesh. Madje Qeveria e Oslos thërret ambasadorin amerikan për t’i kërkuar shpjegime. Edhe qeveria daneze proteston. Përgjigja e Uashingtonit është gjithnjë e njëjtë: rrjeti i spiunëve duhej për të parandaluar sulmet terroriste.

3) Sekretet e Francës mike që i interesonin 
aq shumë Amerikës së Bill Clinton 
Në vitin 1996 regjistrohet një episod që dukej i vogël, por në realitet, edhe në dritë të zbulimeve të sotme, është mjaft domethënës. Pesë qytetarë amerikanë – katër burra dhe një grua – akuzohen nga autoritetet e Parisit se kanë spiunuar sekretet teknologjike franceze. Siklet i madh nga ana amerikane dhe më pas pranimi i fajit. Janë të gjithë agjentë të inteligjencës amerikane. Ata donin të vidhnin informacione mbi sistemet sofware të Francë Telekom. Por ata të pestë ishin vetëm maja e ajsbergut. Që atëherë, shkruajnë gazetarët amerikanë, SHBA-të spiunonin edhe industrinë gjermane. Por jo vetëm kaq. Pak a shumë spiunoheshin të gjithë sektorët produktivë të Europës Perëndimore dhe te ekonomive emergjente: Brazil dhe Indi. Kishte mbaruar Lufta e Ftohtë, terrorizmi islamik ende nuk përbënte frikë dhe aktiviteti kryesor i CIA-s ishte ai i vjedhjes së sekreteve të vendeve aleate.

4) Japonia dërgon në shtëpi spiunët amerikanë
CIA shpik një program (Noc) për të stabilizuar agjentët e saj në vendet aleate, në gradë për t’u infiltruar në aktivitet ekonomike dhe për të vjedhur informacionet e rezervuara. Në fund te viteve ’80 Japonia aleate ishte vendi që preukoponte më shumë Uashingtonin. Në atë kohë Numri Një i Langley, William Casey, dërgon në Tokio 13 funksionarë me detyrë të zbulonin industrinë në rritje high tech të japonezëve. Autoritet japoneze fillimisht e durojnë prezencën e tyre dhe i kontrollojnë me diskreditet, por më pas duke parë që amerikanë nuk po e kuptonin se ishin zbuluar, ua çojnë atyre litarin në fyt duke përdorur metoda më direkte, si vizita në mesnate në shtëpitë e agjentëve të SHBA. Këta të fundit e kuptojnë leksionin dhe tërhiqen me të mirë. CIA turpërohet dhe humbet miliona dollarë që ishin alokuar për agjentët e tyre që të jetonin në Japoni për vite me radhë.

5) SHBA vs Izrael, Izrael vs SHBA
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli janë aleatë të përjetshëm, por nuk i besojnë aspak njëri-tjetrit, dhe spiunohen rregullisht: ka agjentë izraelitë në terrorin amerikan dhe e kundërta. Rasti më i famshëm është ai Johanatan Pollard, analisti i Marinës amerikane që arrestohet në vitin 1985 dhe dënohet me burgim të përjetshëm, pasi i kishte kaluar sekrete ushtarake amerikane Tel Avivit. Por edhe SHBA-të kanë një rekord aktesh spiunazhi ndaj Izraelit që janë bërë edhe publike. Ndonjë shembull? Arrestimi në vitin 1986 i Yoesf Amid, një major i ushtrisë izraelite që punonte për CIA-n, ose përgjimi i telefonit të ambasadorit izraelit në Uashington mes viteve 1993 dhe 1996.

6) Echelon
Europianët janë ndjerë shpesh të spiunuar nga ky Vëlla i Madh (anglosakson). Është sistemi satelitor i kontrollit i ngritur nga SHBA, ku bëjnë pjesë edhe Britania e Madhe, Australia, Zelanda e Re dhe Kanadaja. Të gjitha komunikimet mund të survejohen nga ky sistem që i ka bazat kryesore në qendër të vendeve që përbëjnë këtë aleancë (Pesë Sytë) dhe në disa baza ushtarake amerikane jashtë vendit (Japoni dhe Gjermani). Në të kaluarën Parlamenti Europian ka kërkuar sqarime dhe informacione mbi këtë sistem, por përgjigjet kanë të gjitha nën simbolin e heshtjes. Echelon është në gradë të kapë emaile, telefonata, por edhe komunikimet që bëhen në internet.

7) I gjithë faji i një pice në Bejrut
Në vitin 2011, rrjeti i informatorëve të CIA-s në Liban dhe Iran shpërbëhet falë një aksioni të inteligjencës të Hezbollah, por më pas CIA do të rimarrë suksesin. Në Bejrut, ka shumë piceri. Dhe pikërisht për këtë arsye agjentët amerikanë i linin takimet duke përdorur si kod sekret fjalën “pica”. Kur iranianët dhe Hezbollah që dëgjonin bisedat e tyre, duke parë të përsëritej shpesh kjo fjalë, e kuptuan që nuk bëhej fjalë më për ushqimin e preferuar, por diçka ndryshe.

8) Lufta e Ftohtë nuk mbaron kurrë
Kur e kapën më dy paruke që ishin për kamuflim, rusët nuk u besonin syve. Këto ishin veglat e një agjenti të CIA-s në Moskë. Ryan Fogle, diplomati amerikan që u arrestua nga autoritet moskovite në pranverën e 2013, dukej si një spiun e kohëve të tjera, një parodi e gjallë e Luftës së Ftohtë. Por ishte gjithçka e vërtetë: një agjent sekret amerikan që kishte tentuar të kontaktonte dhe të kalonte në anën e amerikanëve një zyrtar të shërbimeve të sigurisë ruse.

9) Kur ishte Lufta e Ftohtë
Episodi që i futi më shumë në siklet autoritetet amerikane ishte kur sovjetikët në vitin 1960 ulën avionin U2 dhe arrestuan pilotin, Gary Powers. Plasi një krizë e madhe ndërkombëtare. Presidenti Eisenhower ishte i detyruar të pranonte atë që tashmë dukej qartë: pra, që CIA spiunonte sovjetikët. Powers kthehet në shtëpi dy vite më vonë, në një shkëmbim spiunësh me sovjetikët. Sepse sigurisht që sovjetikët dërgonin spiunët e tyre në SHBA.

10) Spiuni më i madh i shekullit, i arrestuar pas 15 vitesh
FBI-së iu desh shumë kohë që të kuptonte se cili ishte njeriu që i kalonte sekretet Moskës. Robert Hanssen ishte përtej dyshimit. Baba, (i gjashtë fëmijëve), katolik i devotshëm, bashkëshort ekzemplar, funksionar efecient i qeverisë së Shteteve të Bashkuara, Hanssen arriti të kalonte fillimisht tek sovjetikët dhe më pas tek rusët me qindra mijëra faqesh dokumentesh të rezervuara, duke fituar në 15 vite mijëra dollarë si kompensim. Agjenti i dyfishtë i FBI-së, Hanssen, u arrestuar në vitin 2001 dhe tani është duke vuajtur burgimin e përjetshëm në një qeli në izolim të plotë. Për rusët ai është spiuni i shekullit, për amerikanët dështimi i radhës (deri kur u arrestua) i rrjetit të inteligjencës.

loading...