10 gafat e Milanit në merkato

loading...

0

loading...
Në hipotezën më të mirë, sezoni 2013/14 do t’u dhurojë kuqezinjve kualifikimin për në Ligën e Europës, një sukses jo tepër ambicioz për sa u përket standardeve që ka klubi i Milanit. Shumë pyetje janë ngritur nga ekspertët duke analizuar përse skuadra kuqezi ka dështuar në këtë, por sipas uebjastit “Bleacherreport.com” zgjidhja gjendet te strategjitë e merkatos, ku ka gabime të shumta. Duke filluar nga viti 2009-të, më poshtë janë të renditura 10-të gafat e Milanit gjatë merkatos, që kanë ndikuar në rendimentin e dobët të këtij sezoni.

Blerjet e dështuara– Sipas gazetarëve amerikanë, ja kush janë pesë blerjet jo funksionale që nuk duhet të përsëriten më në vitet e ardhshme: Robinjo 18 milionë euro, një lojtar që ka bërë mirë vetëm në sezonin e tij të parë. Nëse na duhet ta përmbledhin me një fjalë aventurën e brazilianit, na duhet të themi: dështim. Gafa e dytë është Antonio Kasano. Edhe sulmuesi barez luajti vetëm një sezon për t’u zhdukur më pas. Largohet për tek Interi dhe ofendon klubin. Në vendin e tretë renditet Filip Mekses. Pavarësisht se në disa raste ka luajtur takime të shkëlqyera, fjala siguri nuk mund t’i atribuohet francezit, i cili shpeshherë lë për të dëshiruar me paraqitjet e tij. I katërti është një tjetër francez, Kevin Konstant, që me një fjalë mund ta përkufizojmë si shembull mediokriteti. I fundit është Matri. Italiani i kushtoi 11 milionë euro arkave të klubit kuqezi, por për asnjë minutë nuk i ka justifikuar paratë, vetëm një gol dhe duket se në “Milanelo” nuk do të kthehet më.

Largimet e gabuara– Në krye të listës së pesë shitjeve që kanë rezultuar si të gabuara, gjejmë emrin e sulmuesit Jan Klas Huntelar. Holandezi u shit shumë shpejt, pa i dhënë mundësinë që të shprehte potencialit e tij. Shalke falënderon, ndërsa Milani vë duart në kokë. Edhe gafa e dytë militon në kampionatin gjerman. Bëhet fjalë për sulmuesin e Borusias së Dortmundit, Pier Aubamejang. Lojtarit shansi nuk iu dha kurrë, u transferua në Francë dhe për momentin është një nga lojtarët më premtues. Bëma e tretë momentalisht është shok skuadre me Aubamejang tek ekipi gjerman. Sokratis Papastadopulos, e mbani mend? Luajti vetëm tri ndeshje me Milanin, u shit në moshën 22-vjeçare dhe tani është titullar me nënkampionët e Europës. E meritonte një shans për të luajtur me këtë skuadër. Më pas në listën e largimeve të dështuara do të gjejmë Andrea Pirlon. Në “Milanelo” asnjë nuk dëshiron të flasë për të. U transferuar te Juventusi dhe sot është ende një nga lojtarët më të mirë në kampionatit. Emri i fundit quhet Tiago Silva. Është e vërtetë që shitja e tij ka mbushur me para arkat e klubit kuqezi dhe Milani kishte të gjitha arsyet në botë për ta shitur, por nuk largohet për asnjë shifër shpirti i ekipit, njeriu që betohej se kërkonte të ndiqet gjurmët e Maldinit dhe Barezit.

loading...