10 femrat më “të nxehta” të historisë së njerëzimit

loading...

10

loading...
10. Sharlotë Brontë
Novelistja më e madhe e tre motrave të famshme Brontë, Sharlota kishte një të shkuar të errët familjare. Sidomos lidhur me babain e saj. Ajo u martua me kujdestarin e të atit kur ky i fundit po vdiste. Pavarësisht kësaj, inteligjenca dhe mendja e saj mund t’i përshtateshin çdo xhentëlmeni të kohës së saj. Libri i saj “Jane Eyre” u bë shkak për krijimin e një lëvizje feministe dhe e bëri Charlotte-n tepër popullore në rrethin e njerëzve të klasës së lartë në Londër. Gjithsesi ajo mbeti një vajzë shtëpie, duke preferuar të merret me librat e poezisë. Imagjinojeni atë duke ju lexuar me theksin e saj të zërit të bukur.

 

99. Zhan D’Ark
Ka diçka që e bën seksi vajzën luftarake franceze. Shtojini dhe kostumin e blinduar të luftës dhe ajo bëhet akoma më e ‘nxehtë’. Zhan D’Ark u rrit në një fermë gjatë kohës së Luftës Njëqind Vjeçare ndërmjet Anglisë dhe Francës. Në moshën 16 vjeçare, ajo kryesoi forcat franceze në një numër të suksesshëm sulmesh kundër britanikëve. Asaj iu desh të vishte rrobat e burrit dhe të priste flokët në mënyrë që gjinia e saj të mos dallohej. Megjithatë, ajo arriti të inspirojë dhe bëri që ta ndjekin një ushtri e madhe burrash dy herë.

 

88. Maria Antoneta
Në moshën 14 vjeçare, prindërit e Marias e martuan atë me Luisin e XV, 16 vjeçar. Vajza e re austriake, e gjatë, lëkurë bardhë, flokëverdhë, dhe syblu vodhi zemrën e popullit francez. E njohur për virtytet e saj femërore, si aftësia muzikore dhe bamirësitë, asaj i pëlqente gjithashtu të dilte me meshkuj, të kalëronte dhe të luante bixhoz. Luisi i 15 ishte një njeri me fat – por ai nuk mund ta kënaqte plotësisht gruan e tij. Kjo çonte në zëra për lidhjet e Mbretëreshës jo vetëm me meshkujt por edhe me femrat.

 

77. Sung Çing Ling
E njohur në Kinë si “Mamaja e Kombit”, Sung Çing Ling vuri emër në histori në mbrojtje të paqes. Populli kinez ishte i dashuruar me bukurinë, stilin dhe inteligjencën e saj. Duke shkuar në Shtetet e Bashkuara për të vazhduar kolegjin, ajo kishte një perspektivë të pazakontë për një femër kineze të shekullit 20. Duke refuzuar të qëndrojë në hije, ajo kritikonte hapur qeverinë edhe pse familjarët e saj ishin liderë politikë. Pasi Partia Komuniste mori kontrollin, ata e nderuan aktivizimin e saj dhe më vonë e emëruan Presidente Nderi e Republikës Popullore Kineze.

 

66. Mbretëresha Elizabeta e Parë
Frymëzimi i grupit të këngëtareve “Pussycat Dolls”, Elizabeta këndoi këngën “Nuk kam nevojë për një burrë” në shekullin e 16. E njohur si Mbretëresha Virgjëreshë (edhe pse kjo me dyshime), kjo femër historike sunduese tërhiqte aq shumë meshkuj sa edhe Anzhelinë Zholi sot. Roli i të vështirës që Elizabeta luante, i bënte meshkujt të çmendeshin. Meshkujt gjithnjë duan atë çfarë ata s’mund ta kenë, veçanërisht kur bëhet fjalë për një mbretëreshë të fuqishme e seksi. Por thuhet se gjuetia e meshkujve kundrejt saj mbaroi kur në moshën 48 vjeçare ajo u lidh me Fransuanë, Dukën e Anjou-së.

 

55. Princesha Dajana
E njohur për bukurinë e saj, stilin, karizmën, punën e madhe bamirëse, Dajana u bë një person i famshëm botërisht pas martesës së saj me Princin Çarls. Ajo filloi një jetë të re në aristokracinë britanike. Gjatë jetës së saj, njerëzit shpesh e quanin “personi më i fotografuar i botës”. Fatkeqësisht, kjo e çoi edhe drejt vdekjes së saj. Një sondazh i BBC e vlerësoi atë si britanikja e tretë më e madhe, pas Çarls Darvinit dhe Margaret Theçerit. Por sigurisht ajo ishte më e ‘nxehtë’.

 

 

 

44. Mata Hari
Një kërcimtare ekzotike hollandeze në Paris gjatë Luftës së Parë Botërore, Mata Hari gjithashtu ka punuar si agjente. Ajo u shpërngul në Francë nga vendi i saj i lindjes, Hollanda, dhe mori famë si kërcimtare me lëvizjet e trupit të saj që ishin të rralla në fillim të vitet 1900. Meqenëse Hollanda mbeti një vend neutral gjatë Luftës së Parë Botërore, Mata Hari mund të lëvizte lirisht mes kufijve. Ajo kishte lidhje me oficerët ushtarakë më të lartë gjatë asaj kohe. Në vitin 1917, agjentët e Inteligjencës Franceze zbuluan një mesazh gjerman, që shpjegonte spiunin e tyre në Paris, i njohur si H-21. Më vonë, ky person u identifikua dhe rezultoi se ishte Mata Hari. Atë e ekzekutoi një skuadër pushkatimi.

 

33. Marta Uashington
Ky është një nga rastet kur shkenca është përdorur për mirë dhe jo për keq. Një skuadër historianësh dhe antropologësh kanë arritur në konkluzionin se ‘Zonja e Parë’ e parë nuk ishte dhe aq antipatike sa e mendonim më parë. Ajo ishte ‘e nxehtë’. Duke përdorur programin e kompjuterizuar për rregullimin e portretit, studiuesit mundën t’i hiqnin rrudhat dhe të nxirrnin në pah një brune seksi dhe elegante që dukej sikur të ishte në moshën 20 vjeçare. Nuk është çudi që Uashingtoni të ketë vrarë shumë ushtarë anglezë!

 

22. Kleopatra
Vitet e fundit, historianët kanë përfolur shumë bukurinë e Kleopatrës. Por disa pamje të saj gjatë asaj periudhe tregojnë se ajo ka pasur një hundë mjaft të madhe. Megjithatë, hunda e madhe tregonte forcë karakteri dhe dominancë. Kasius Dio, një historian romak, shkroi: “Përveç se ajo kishte një bukuri të tejkaluar, Kleopatra gjithashtu kishte një zë të mrekullueshëm dhe aftësi të sajën se si t’i bënte të tjerët për vete”. Me hundë të madhe apo jo, Kleopatra magjepsi burratmë të pushtetshëm të Perandorisë Romake: Jul Çezarin dhe Mark Antonin. Ky i fundit harroi që kishte një grua në shtëpi dhe u martua me Kleopatrën.

 

11. Zhaklin Kenedi Onasis
Me një bukuri tronditëse, ajo bëri debutimin e saj të parë në shoqëri përpara Shtëpisë së Bardhë në vitin 1947, duke bërë që një kolumnist në shkrimin e tij ta quante “Debutuesja e Vitit”. Nuk u desh shumë kohë, që Zhaklina të shpëtonte nga sytë e Xhon Kenedit. Në moshën 31-vjeçare, ajo u bë Zonja e Parë më e re në histori. Me kulturë dhe inteligjente, me pamjen e një supermodeleje, bëri për vete menjëherë popullin amerikan. Ajo mbetet Zonja e Parë më seksi në histori. Na vjen keq për Mishelën (gruaja e presidentit Obama), por ajo qëndron pas Zhaklinës./TO

loading...