10 fakte në Guinness World Record.

GWR-logo-Large

Guinness World Records i njohur nga fillimi i tij në 1955, nxjerr çdo vit rekorde të ndryshme të ndodhive nëpër botë.

Kësaj radhe, po sjellim edhe dhjet nga rekordet që janë regjistruar në këtë libër.

1. Si gruaja më e vogël në botë deri më sot është konsideruar Pauline Musters, e lindur më 26 nëntor 1876 në Holandë. Mbas lindjes së saj, ajo ishte vetëm 30 cm. Në moshën 9-vjeçare ajo ishte 55 cm dhe peshonte vetëm 1,5 kg, ndërsa në moshën 19-vjeçare ajo arriti vetëm në 61 cm e gjatë.

2. Shteti qe konsumon më shumë bukë në botë është Turqia. Llogaritjet tregojnë se mesatarja e çdo personi në përdorimin e bukës arrin në 199,6 kg.

3. Pijanecët më të shumtë në botë janë ne Irlande. Çdo personi i takon të pije mesatarisht 12,3 litër pije alkoolike, vere, birre etj.

4. Duhanxhinjtë më të shumtë ndodhen në Kinë. Sipas llogaritjeve të fundit, në Kinë janë shitur 1,69 bilionë cigare (më shumë se në çdo vend tjetër). Në gjithë botën janë shitur 5,5 bilionë cigare.

5. Operacioni më i gjatë në botë ka zgjatur 96 orë gjithsej. Ka nisur në datën 4 deri në datën 8 shkurt të vitit 1951, në një spital të Çikagos. Pacientja Getrude Lewandowski mbas operimit kishte reduktuar peshën e saj gjatë këtyre 96 orëve, nga 280 kg në 140 kg.

6. Rekordin për gjatësi për gratë e mban Zeng Jinlian nga Kina. Ajo tashme ka vdekur, por rekordi nuk është thyer akoma. Ajo ishte 2 metër e 48 cm. (Ka vdekur me 13 shkurt 1982).

7. Rekordin për gratë me peshë më të rënde mban amerikania Rosalie Bradford. Në janarin e vitit 1987 ajo arriti dhe kulmin e peshës së saj, me 544 kg.

8. Doktori më i ri në botë është Balamurali Ambati, i lindur ne Amerikë më 29 qershor 1977. Ai u diplomua në Maunt Sinai SChool of Medicine në New York City, më 19 maj 1995, në moshën 17-vjeçare.

9. Binjaket më të rënde në botë janë vëllezërit Billy Leoni, (lindur më 1946 dhe që vdiq në vitin 1979) me të vëllanë Benny LLoyd, po i lindur në vitin 1946 dhe që vdiq në vitin 2001. Ata peshonin pas moshës 6-vjeçare, njëri 337 kg dhe tjetri 328 kg.

10. Si mamaja më e vjetër në botë deri më sot mbahet Rossana dalla Corte, e cila lindi një djalë më 18 qershor 1994, në moshën 63-vjeçare.