​Videoja e Obamës që po bën xhiron e botës: Ec Bill, ikim (Video)

loading...

capture_1475324230-3463832

loading...
Presidentit amerikan Barack Obama, i është dashur të presë disa minuta ish presidentin Bill Clinton, që ky të hipte në Air Force One për të fluturuar për në SHBA, pasi asistuan në funeralin e ish presidentit izraelit Shimon Peres, ditën e premte. Obama gjendej në avion, ndërkohë që Clinton po bisedonte me Sekretarin e Shtetit John Kerry në pistë. Në video shihet se lideri amerikan duhet të ngrinte zërin për të tërhequr vëmendjen e Clintonit për shkak të zhurmës së motorëve të avionit. Presidenti i kërkoi disa herë Clinton që të ngjitej në avion duke përsëritur “Ec Bill, ikim”, “Bill ikim do të të çojë në shtëpi”. “Ikim, duhet të shkoj në shtëpi”. Ish- presidenti amerikan më në fund hyri në avion dhe u takua me të para udhëtimit të kthimit.

loading...