​Luftoni gripin dhe viruset e stinës me ketë përzjerje


Nuk keni përse të përdorni antibiotikë sa herë ju zë gripi, keni dhimbje fyti apo dhimbje koke. Kurat popullore janë shumë më të mira në këtë rast, pasi ju lehtësojnë dhimbjet dhe nuk shkaktojnë asnjë efekt.
Receta që do të lexoni më poshtë është shumë e mirë për të parandaluar dhe luftuar viruset e stinës dhe gripin. Ajo përmban 5 super ushqime, siç është shafran Indie, xhenxhefil, mollë, portokall, mjaltë.

Dhe më e rëndësishmja, mund të përgatitet shumë lehtë – ju duhet vetëm një shtrydhëse. Lëngu përmban mjaltë, i cili njihet për vetitë e tij të fuqishme antibakteriale.

Përbërësit: 1 rrënjë Shafran Indie, 6 cm xhenxhefil, 3 mollë, 4 portokaj, t’u hiqet lëkura, Mjaltë, ujë. Përgatitja: Shtrydhni shafranin e Indisë, xhenxhefilin, mollët dhe portokajtë sipas renditjes. Në një gotë të madhe shtoni 1 lugë gjelle mjaltë. Mbusheni përgjysmë me lëngun e shafranit të Indisë dhe qitrove, dhe përzieni mirë derisa të tretet mjalti. Pastaj mbusheni pjesën tjetër me ujë. Shërbejeni menjëherë.