​Lë Zvicrën dhe refuzon Shqipërinë për Kosovën (Foto)

Mesfushori i Luzernit, Idriz Voca ka vendosur t’i bashkohet Kosovës, duke lënë kështu Zvicrën dhe refuzuar Shqipërinë

Përfaqësuesja e Kosovës U-21 në konkurrencën e meshkujve është përforcuar me futbollistin Idriz Voca.

Ky i fundit aktivizohet te skuadra e madhe zvicerane Luzern ku është bashkëlojtar me Hekuran Kryeziun.

20-vjeçari ka pranuar të luajë për përfaqësuesen e Kosovës, edhe pse është ftuar edhe nga Shqipëria, përderisa në të kaluarën ka luajtur për grupmoshat e reja të Zvicrës.

Lajmin për Kohavisionin e kanë konfirmuar edhe drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, të cilët kanë pohuar se Voca, pritet t’i bashkohet Kosovës, qysh në ndeshjen e ardhshme.

Mesfushori kosovar edicionin që lamë pas zhvilloi 23 ndeshje në të gjitha garat për Luzernin duke shënuar dy gola dhe dhuruar një asistim.