​Izraeli meriton Nobelin për Paqe

1
Ambasadori izraelit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ron Dermer është i bindur se shteti tij duhet të marrë çmimin ”Nobel” për Paqe, sish ka thënë ai për mënyrën sesi po kontrollon luftimet në Gaza.
“Disa e akuzojnë paturpësisht Izraelin për gjenocid ose duan të shtojnë të akuzuarit për krime lufte”, deklaroi Dermer. ”E vërteta është se ushtrisë izraelite duhet t’i jepet çmimi ‘Nobel’ për Paqen për mënyrën sesi po lufton. Ajo po lufton me një moderim të paimagjinueshëm”, citohet të ketë thënë ai në fjalën e tij në samitin që kishte për temë ”Krishterët e bashkuar për Izraelin”, e që po zhvillohet në Washington.

“Unë nuk pranoj kritika për vendin tim në një kohë kur ushtarët izraelitë po vdesin në mënyrë që palestinezët e pafajshëm të mund të jetojnë”, ka thënë ai.

Megjithatë nga ofensiva e 8 korrikut e deri tash qindra palestinezë kanë vdekur, e në mesin e tyre edhe shumë fëmijë.
Linku: Autori: GazetaExpress