​Babai i viktimës 17 vjeçare nga Holanda: Zotëri Putin, faleminderit që ma…

Një baba nga Holanda i ka shkruar letër presidentit rus Vladimir Putin, në të cilën i thotë se atij i takojnë falënderimet që ia ka shkatërruar jetën.
Ky prind, humbi vajzën 17 vjeçare në fluturimin “MH17” q u rrëzua në Ukrainë.
“Zotëri Putin, shumë faleminderit për liderët separatistë në Ukrainë që vranë fëmijën tim të vetëm, Elsemiek”, shkruan ai në letër.
“Vajza ime, vitin tjetër kishte provimin final në shkollë. Ajo ishte e shkëlqyeshme, donte të bëhej inxhiniere”, shkruan më tutje Hand de Borst në letrën publike drejtuar Putinit.
“Ajo nuk jjeton më. Ajo u qëllua në ajr mbi një vend ku po vazhdon lufta. Zotëri Putin, falëminderit që ma shkatërruat jetën”, shkruan në letrën e babait të vitkimës.
1201-500x310